Kukës, arrestime në Kalimash për minierën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Situatë mjaft e tensionuar që në orët e para të mëngjesit në fshatin Kalimash të Kukësit, ku protesta e banorëve për të ndaluar, sipas tyre, nxjerrjen e paligjshme të mineralit të kromit nga firma fantazmë, ka hyrë në ditën e dytë të saj. Banorët thanë se në mëngjes herët ka patur të shtëna nga policia, ndërkohë që policia tha se ishte sulmuar me gurë nga protestuesit. 100 banorë janë grumbulluar sipër fshatit, ndërsa dhjetëra uniforma e mjete të policisë janë vendosur në urën e Kalimashit për të penguar lëvizjen e banorëve drejt minierës. Në ish-fabrikën e Përpunimit të Kromit janë instaluar forca të ndërhyrjes së shpejtë, të ardhura nga Shkodra për të garantuar punën e sipërmarrësve.

Category

📺
TV

Recommended