"Grevat pengojnë statusin" - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak ditë përpara vendimit të Bashkimit Europian për dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, intensifikohen qëndrimet e diplomacisë ndërkombëtare në mbështetje të këtij vendimi. Në disa takime të ambasadorëve italianë, polak dhe asaj të republikës çeke, diplomatët e huaj kanë shprehur shqetësimin e tyre për ashpërsimin e klimës politike në vend, sidomos pas nisjes së grevës së urisë së ish-punonjësve të administratës shtetërore si dhe të ish-të përndjekurve politikë. Në një takim në Shkodër, ambasadori Italian në Shqipëri, Masimo Galiani u shpreh se politika në Shqipëri duhet të bashkëpunojë pasi vetëm nga kjo varet çështja e statusit. Sipas tij, grevat e nisura ditët e fundit po zhvillohen për një qëllim të caktuar. Në Shkodër ishte sot edhe ambasadorja e Çekisë në Tiranë Branislava Tomasova, sipas së cilës ashpërsimi I situatës politike në vend dobëson procesin e integrimit të vendit në BE. Sipas saj, nëse palët do të bashkëpunonin Shqipëria do ta kishte marrë statusin. Ndërkohë, një apel tjetër për politikën shqiptare që të ulë tensionet dhe bashkëpunojë për të ardhmen europiane të vendit ka ardhur nga Korça. Ambasadori polak në vendin tonë, Marek Jeziroski gjatë një takimi me studentë të universitetit në këtë qytet solli përvojën e vendit të tij, kur politika shmangi përplasjet për të mos penguar rrugën drejt integrimit në Europë. Deklaratat thuajse të njëkohshme dhe në unison të ambasadorëve të huaj në Shqipëri u bënë ndërsa parlamenti shqiptar ishte mbërthyer në debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës për te njëjtat çështje.