"Miss- i", mbyllet përzgjedhja - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse të qënit pjesë e një gare bukurie është ëndrra juaj, por ende nuk jeni regjistruar atëherë mendoni për vitin tjetër, pasi Miss Shqipëria 2014 mbylli këtë të hëne audicionet. Spektakli më i rëndësishëm i bukurisë në vend, që prej ditës së premte nisi fazën e përzgjedhjeve të qindra vajzave që kishin aplikuar online në faqen zyrtare të Miss Shqipërisë. Pjesëmarrje e gjerë gjeografike, por edhe shtatëlartësia ishin detajet ndryshe të audicioneve këtë vit. Për Petri Bozon, pas intervistave pesë ditore me vajzat, fundjava do te përcaktoje listën e 31 bukurosheve finaliste. Por gara e bukurisë nuk ka qene i vetmi qellim për disa nga bukuroshet. Shume prej tyre, një prej të cilave është edhe Sofia Haxhi nga Vlora, ardhjen në Tirane e kanë parë si mundësi për të vizituar qendrën tregtare "Concord Center", ku janë zhvilluar prej ditësh përzgjedhjet e Miss Shqipërisë. 23-vjeçarja, bashke me nenën e saj Floriken kane pritur të përfundojnë intervistën e me pas dyqanet e qendrës "Concord" kanë qene synimi i tyre, duke kërkuar për ofertat e ndryshme që sjell sezoni. Është kthyer tashme në traditën e qendrës "Concord" promovimi i eventeve të ndryshme, pasi përveç Miss Shqipërisë këtu janë organizuar edhe Panairi i Punimeve Artizanale apo i Mobilierisë, një mundësi e mirë kjo që nuk kushton asgjë për të gjithë ata që bëhen pjesë e saj.