Pse duhet vizituar Libohova - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Libohova eshte nje nga destinacionet e vizitoreve te apasionuar pas turizmit te trashëgimisë kulturore. Kalaja e Ali Pashes eshte  qendrimi i pare i vizitoreve vendas apo te huaj. Nga lartesia e saj mund te shihen bukurite e Lugines se Drinos. Kjo kala eshte ndertuar ne pjesen lindore te qytetit nga vete Ali Pashai per nder te motres se tij Shanishase. Me pas vizitoret i drejtohen sarajeve te Myfit bej Libohoves. Ato ndodhen ne qender te Libohoves, madje ketu eshte xhiruar dhe flimi "Koncert ne vitin 1936". Kujdestarja e ketyre sarajeve Hava Peca tregon se ato vizitohen ne çdo periudhe te vitit. E veçanta e Libohoves eshte  edhe ky monument natyre, rrapi 500-vjeçar i cili ruhet me fanatizëm nga banoret e qytetit juglindor. Vizitat e turisteve te huaj vitet e fundit kane  zhvilluar edhe kulinarinë e zonës. Libohova  ndodhet 17 km ne juglindje te Gjirokastrës dhe ka rreth 3 mije banore.