BB miraton kredinë për Shqipërinë - Top Channel Albania - News - Lajme

  • 9 years ago
Pas Fondit Monetar, Shqipëria ka arritur të sigurojë edhe një tjetër paketë të gjerë kredie nga Banka Botërore. Bordi i drejtorëve ekzekutivë të këtij institucioni miratoi të premten transhin e parë prej 100 milionë dollarësh të paketës që brenda pak ditësh do të pasohet nga një këst i dytë edhe më i madh.