Korçë, tregtimi i peshkut në rrugë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është tregu informal i peshkut vetëm pak metra larg qendrës së qytetit të Korçës, i njohur ndryshe si "Tregu i Shuleve". Peshku këtu tregtohet nga banorë të Bustecit, të cilin e sjellin nga zona e tyre, në të gjitha rastet me autobusët e linjës, jashtë çdo kushti higjenik. E në të njëjtat kushte tregtohet edhe këtu. Një nga tregtarët thotë se ata janë të detyruar të tregtojnë në kushte të tilla, pasi nuk janë në gjendje të marrin një ambient me qira, qoftë dhe në tregun e peshkut apo në markatën e qytetit.