Ministria: Monumentet e kulturës në mbrojtje - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në listën zyrtare të 2700 monumenteve të kulturës vetëm 20 prej tyre e kanë pasur të mbrojtur edhe zonën që i rrethonte! Deklarata vjen nga zyrtaret e ministrisë së Kulturës, të cilët shprehen për Vizion Plus se neglizhenca e zonifikimit ka sjellë edhe ndërtimet pa kriter, të lokaleve apo bizneseve të ndryshme përreth monumenteve, si kalaja e Prezës apo ajo e Krujës. Ndaj, Këshilli Kombëtar i Restaurimit ka vendosur të mbrojë kështu edhe zonat që rrethojnë monumentet.Nga ana tjetër në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Restaurimit, u vendos edhe dhënia e një fondi prej 7500 eurosh për kishën e Valshit. Ajo u dëmtua në janar të vitit 2012 ku u grabitën afresket e Onufrit, një pjesë e të cilave sipas ministrisë është rikuperuar.Edhe disa javë më parë, ministria e kulturës deklaroi se do të rishikojë listën e monumenteve duke marrë në mbrojtje edhe pjesë të tjera të trashëgimisë, siç ishte Lugina e Kuvendeve në Tropojë.

Recommended