Pulla e re e ilaçeve me çmimin e ulur - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
100 mijë pulla të reja prodhohen çdo ditë në Qendrën e Kontrollit të Barnave duke reflektuar çmimin e ulur të ilaçeve. Kjo është pulla e re në të cilën nuk është zbritur vetëm 10% i TVSH-së, por edhe 9.6% ulje nga marzhet e fitimit të grosistëve dhe farmacistëve. Specialistet e Qendrës së Kontrollit të Barnave sqarojnë se si mund të dallojë një pacient ilaçet me pullën e re, pasi nëse merr medikamente nga stoku i farmacive duhet të kërkoje uljen e 10% të TVSH-së. Emetimi i pullës së re ka nisur në datën 1 prill dhe deri tani janë prodhuar 800 mijë të tilla. Përgjithësisht ilaçet e importuara gjate kësaj jave i përkasin listës se ilaçeve të rimbursueshme. Pas një periudhe 3 mujore, mendohet që edhe stoku i farmacive të mbarojë dhe shitja e medikamenteve të vijojë me rreth 20% të çmimit më pak.