Segmenti rrugor Fushë Krujë - Milot, i papërfunduar - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ndër segmentet rrugorë me më shumë viktima nga aksidentet rrugore në vend është autostrada Fushë Krujë- Milot, e cila edhe pse ka nisur para shumë vitesh ende nuk është përfunduar. Problematika vijon në fakt që në rrethrrotullin provizor të vendosur në kryqëzimin e Milotit, aty ku devijohet udhëtimi edhe për në rrugën e kombit. Ky rrethrrotullim është në këtë mënyrë prej më shumë se një viti, ndërsa orientimi shpesh herë behët në mënyrë të gabuar si pasojë e mungesës së sinjalistikës. Pak më tutje syri të kap devijimin e rrugës pasi punimet nuk kanë përfunduar dhe nga ky devijim kanë gjetur vdekjen edhe dy persona, gjë që dëshmohet edhe përmes lapidarëve. Nga Miloti në Laç, në një pjesë të madhe të autostradës të njërit kah mungojnë fare trafik ndarëset. Në udhëtimin nga Laçi drejt Fushë Krujës situate vjen dhe bëhet edhe më problematike. Në këtë segment punimet janë lënë përgjysmë, ndërsa pjesa ndarëse e autostradës mungon fare. Në këtë rrugë janë të vendosura disa tabela që njoftojnë për punë dhe që lajmërojnë drejtuesit e mjeteve të ulin shpejtësinë ,por në fakt asnjë punonjës nuk duket në rrugë duke punuar. Policia ka shtuar patrullat nëpër rrugë për të minimizuar rrezikun e aksidenteve, por sipas ekspertëve të saj kjo është e pamjaftueshme. Shefi i qarkullimit rrugor në Lezhë, Valentin Florini thotë për vizion plus se në një studim të kryer shkaku kryesor për aksidentet në këtë rrugë janë mungesa e sinjalistikës dhe mos përfundimi i rrugës, ndaj policia do të denoncojë në prokurori autoritetin kombëtar të rrugëve. Një tjetër problem për aksin që është i përfshirë si ''njollë e zezë''në hartën e aksidenteve rrugore është edhe mungesa e mbikalimeve. Në mungesë të tyre banorët shpesh kalojnë në kahun tjetër duke hipur mbi paramake dhe duke marrë mbi vetë edhe riskun e ngjarjeve të rënda.

Category

📺
TV

Recommended