AKU, kontroll produkteve të qumështit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të gjithë e dimë që nënproduktet e qumështit kanë përmbajtje edhe të lëndëve të tjera. Po të marrim si shembull djathin ai ka një përqindje të caktuar niseshteje por kjo nuk tregohet në etiketën në momentin që konsumatori e ble këtë produkt. Kjo është edhe një nisëm e ministrisë së bujqësisë, që të gjithë tregtarët të tregojnë përmbajtjen që kanë këto produkte dhe më pas të reflektohet dhe në çmim. Në fakt Shqipëria nuk është vendi i vetëm ku tregtohen prodhime bulmeti të cilat nuk janë 100% bio: shitja e tyre lejohet edhe në vende të tjera si ne SHBA apo ne Bashkimin Europian. Por ndryshe nga këto shtete, ne në Shqipëri nuk e dimë përqindjen e lëndëve dytësore që prodhuesit përdorin në bulmetet që shesin. Një urdhër i ministrit të bujqësisë autorizon Autoritetin Kombëtar të Ushqimit që të marrë mostra në të gjithë vendin në mënyrë që të bëhet ekzaminimi i çdo nënprodukti të qumështit. në bazë të rezultateve më pas çdo tregtar do të kontrollohet nëse shënon në etiketë përmbajtjen që kanë produktet dhe nëse ata gënjejnë konsumatorin do të gjobiten. Gjithashtu kontrolli do të ushtrohet edhe në raport më çmimin që shiten këto lloj mallrash pasi produktet që nuk janë 100% bio nuk duhet të kenë të njëjtin çmim me ato bulmete të cilat në bazën e tyre janë të prodhuara tërësisht me qumësht.

Recommended