Dy herë mat me...Kasparov - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
12 nxënës të shkollës "Pjetër Budi" në Tiranë kanë pasur fatin të ndeshen me mjeshtrin botëror të shahut rusin, Geri Kasaparov. Gara në ambientet e shkollës 9-vjeçare, ka zgjatur vetëm 30 minuta.  Konkurrentët, por dhe ata që e ndiqnin lojën nga jashtë, janë përballur me lëvizjët e shpejta dhe strategjinë e kampionit të botës. Nuk ka pasur befasi dhe as tolerime. Ashtu siç pritej, njeri pas tjetrit  nxënësit janë zënë "mat" nga mjeshtri  Kasparov që sipas rregullave e ka mbyllur lojën me një shtrëngim duarsh. Ky 12-vjeçar qe mbeti i fundit në garën me kampionin e botës, tregon emocionet dhe pasionin për shahun.