Nis shlyerja e borxheve, 10 milion $ për faturat më të hershme - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Financave do të nisë javën e ardhshme ekzekutimin e faturave të prapambetura që shteti i ka bizneseve. Në faqen zyrtare, financat kanë nxjerrë dy lista, ku të gjithë subjektet që kanë pretendime për të marrë para nga shteti shqiptar duhet të kontrollojnë emrin e tyre dhe më pas pagesa do të bëhet nga dega e thesarit në numrin e llogarisë bankare të gjithsecilit. Gjatë një intervistes për "Vizion Plus", zv/ministri i financave Erjon Luçi sqaron fatura të cilat do të nisin të shlyhen, ndërkohë që fondi i parë që do të çohet në degën e thesarit është 10 milion dollar. Sipas tij, pavarësisht këstit që shteti mori nga FMN-ja, procesi i pagesave do të vijojë, edhe nëse paratë e para që janë marrë mbarojnë. 90% e faturave që do të shlyhen i përkasin sektorit të punëve publike, ndërsa pjesa tjetër do të shkojë për rimbursim TVSH-je dhe pagesë shërbimesh që dikastere të ndryshme kanë bërë me firmat. Për këtë të fundit, Ministria është ende duke verifikuar listën, dhe pagesa do të nisë pas dy javësh. Në morinë e borxheve që qeveria do të paguajë ka edhe nga ato fatura që datojnë që në vitin 2005. Ministria e Financave do të japë këtë vit 27.4 miliard lekë për sektorin e biznesit, të cilat janë borxhe që Ministria e Financave i ka firmave të ndryshme që kanë kryer punë dhe shërbime por që nuk kanë arritur t'i marrin kurrë paratë. Në vijim ky dikaster do të kontraktojë një tjetër firmë ndërkombëtare për të bërë auditin e borxheve të tjera, në total shifra e këtyre borxheve mendohet të jetë 72 miliard lekë.