Veshjet e romëve, integrimi po i çon drejt zhdukjes - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto janë disa nga veshjet tradicionale të grave dhe vajzave rome që po shkojnë drejt zhdukjes. Ato përgatiten me dorë vetëm nga gra rome të moshuara, ndërkohë që vajzat e këtij komuniteti sa më tepër që integrohen në shoqëri, aq më pak janë të interesuara për këto veshje dhe për të mbajtur gjallë traditën. Miranda Fejzo, është kryetare e gruas rome për qarkun e Korçës dhe në festivalin e traditës rome, organizuar në qytetin juglindor të vendit, ajo ka sjellë disa prej këtyre veshjeve tradicionale të përgatitura nga nëna e saj. Panaire të traditës rome janë organizuar shpesh jo vetëm në Korçë, por edhe qytete të tjera ku ka prani të konsiderueshme të këtij komuniteti. Por realisht ato shumë pak kanë shërbyer për të mbajtur gjallë traditën e kësaj shtrese të shoqërisë, e cila përveç këtyre vlerave ka nevojë për më shumë mbështetje sociale për strehim, shkollim dhe punësim

Recommended