Aeroporti i Rinasit, fluturim i shtrenjtë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
A e dini se kostoja e një bilete avioni nga Prishtina, por edhe nga Shkupi është disa herë më e lirë se ajo që  pritet nga "Nenë Tereza". Nëse jo, ne do t'ua faktojmë. Kemi marrë si shembull destinacionin për në Berlin vajtje-ardhje, duke e i  parë biletat nga tre aeroporte, ai i Prishtinës, i Tiranës dhe i Shkupit për datat nga 18 deri në 25 janar. Rezultati që morëm është, se leverdia më e madhe ekonomike është të fluturosh nga çdo aeroport tjetër, përveç atij të Rinasit. Në çdo rast po t'i shtojmë kostos së biletës edhe shpenzimet për rrugë që arrijnë në 20 euro vajtje dhe ardhje deri në Prishtinë apo Shkup, serish fluturimi nga vendet fqinje mbetet më i lirë. Agjentët turistikë thonë se prej dy vitesh kryesisht Aeroporti i Prishtinës po konkurron ndjeshëm atë të Tiranës. Shkaku kryesor i kësaj situate është niveli i lartë i taksave që ofron Aeroporti "Nënë Tereza". Ky koncesion i dhënë nga qeveria që në vitin 2004 ka lënë pezull vënien në punë të Aeroportit të Kukësit. Ky i fundit edhe pse është gati, në të nuk mund të kryhen fluturime ndërkombëtare pasi këtë të drejtë ekskluzive e ka koncesionari i vetëm i Aeroportit "Nënë Tereza". Deri në zgjidhjen e këtij ngërçi, i cili zgjidhet vetëm me pëlqimin e investitorit gjerman të Aeroportit në Rinas, si dhe në shtimin e linjave direkte drejt destinacioneve evropiane, pasagjerët shqiptarë do të vijojnë të paguajnë shtrenjtë për udhëtimin me avion.

Category

📺
TV

Recommended