Një dimër si pranvere... - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk do të ketë asnjë gjurmë të dimrit, të paktën deri nga fundi i këtij muaji. Ndërsa një pjese e shteteve përjetojnë temperatura ekstreme të motit të ftohtë, Shqipëria po kalon më shumë tiparet e një pranvere. Sipas sinoptikanëve kjo kohë është disi e pazakontë per vendin tone, ku janari shenon përgjithësisht temperatura te uleta qe shkone disa grade nën zero në zonat malore apo në juglindje. Jo vetëm nuk ka pasur ulje në minus, por java e ardhshme do të nisë me rritje temperaturash që do të shkojnë në orët e drekës 16 apo 17 gradë celsius. Dita e mërkurë pritet të riktheje reshjet e shiut në territorin tonë, por ato do të jenë përgjithësisht lokale dhe me intensitet të ulet. Të njëjtën kohë do të ketë edhe e diela, ndërsa për ditët e tjera parashikohet mot me diell. Edhe në qytetet që njihen si të ftohta, termometri nuk do të zbresë nën katër grade celsius dhe kjo në orët e para të mëngjesit dhe në mbrëmje.

Category

Recommended