Kanceri i tiroides, shtohen ndjeshëm rastet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse keni dëgjuar shpesh se celularët mund të shkaktojnë një sërë sëmundjesh, rrezatimi i tyre është gjithashtu njeri prej shkaqeve të kancerit të tiroides. Deklarata vjen nga mjekët shqiptarë, të cilët kanë realizuar një studim shkencor mbi sëmundjet e gjëndrave endokrine. Sipas specialistëve, rastet me këtë tumor malinj janë dyfishuar në tridhjetëvjeçarin e fundit për disa arsye. "Mungesa e përdorimit të kripës së jodizuar, rrezatimet e ndryshme, përshi edhe celularët, fushatat e munguara në popullsi për jodin etj." Kjo sëmundje e rendë sipas mjekëve, ndryshon nga shumica e tumorëve malinjë, sepse në më shumë se 60 për qind, ky kancer prek moshat e reja. Studimi u bë publik në Konferencën Kombëtare të Shkencave Mjekësore, aktivitet gjatë të cilit u prezantuan një sërë punimesh të ngjashme në fushën e mjekësisë.