Rriten çmimet e importit, qytetarët më pak blerje - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse do të blini fruta apo perime importi këto dy ditë, përgatituni të paguani nga 30 deri në 40 lekë të rinj më shtrenjtë për kilogram. Ndërsa prodhimet e vendit nuk kanë pasur rritje të ndjeshme të çmimeve, të paktën krahasuar me një ditë më parë. Megjithatë, nëse pyesni sa kushton një kilogram mollë apo portokall këtë të hënë në Tiranë, askush nuk ju jep dot përgjigje të saktë pasi çmimet variojne jo vetëm nga një treg në tjetrin, por edhe brenda vetë tezgës të të njëjtit tregtar. Sipas përfaqësuesve të Unionit të Tregtarëve të fruta-perimeve, pikat e shumicës nuk e kanë rritur çmimin këtë prag festash. Ata pohojnë se abuzimi bëhet në tregje si "Avni Rustemi". Por me çmime të rritura ose jo, këtë vit të gjithë kanë rënë dakord në një pikë, qytetarët kanë blerë më pak. Sipas bashkisë së Tiranës, inspektorët do të vazhdojnë kontrollet në tregje për të mos lejuar rritje të mëdha çmimesh, duke i qëndruar paralajmërimit të një dite më parë se nëse ndodh kjo do të hapin një treg alternativ pas Pallatit të Kulturës për këto dy ditë.

Category

📺
TV

Recommended