Hapet "Concord Center" - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me qindra banore të kryeqytetit kanë mirëpritur hapjen e një prej qendrave tregtare më të mëdha të Tiranës: Concord Center. Këtë ditë, jo si zakonisht rruga "5 Maji" në afërsi të tregut të medresesë hapi dyert e një vepre, projekti i se cilës është menduar prej pesë vitesh dhe që tashme sjell për të gjithë plot 100 dyqane me market me te njohura e me larmishmeri produktesh qe plotësojnë nevojat e konsumatorit. Kompania Edil - Al premtoi se sipërmarrje të tilla do të vijnë gjithnjë e në rritje, pavarësisht kushteve ekonomike të Shqipërisë, ky biznes do të mbështesë konsumatorët dhe hapjen e vendeve të reja të punës. I pranishëm në ceremoninë e hapjes së Concord, kryeministri Edi Rama ftoi të gjithë kryeqytetasit që të vijnë të vizitojnë qendrën tregtare, duke premtuar përmes batutave dhe çmime favorizuese me rastin e festive. Korridoret dhe dyqanet e Concord janë pushtuar nga qindra njerëz të cilët vlerësojnë maksimalisht hapjen e kësaj qendre të madhe ne këtë zone te Tiranës. Concord Center është qendra e tretë tregtare e hapur nga kompania Edil-Al, pas suksesit që patën ETC dhe Kristal. Qendra shtrihet gjithsej në tre kate, ku njëri prej tyre është nëntokësor me plot 100 njësi tregtare, ku mes tyre ndodhen dhe marka shume të njohura e te kërkuara si Conad dhe Go Tech.