Vonesa në zgjedhjen e drejtorëve të arsimit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një muaj pas marrjes së detyrës, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla publikoi abuzimet e demokrateve me arsimin dhe emërimet politike nga drejtoret e arsimit deri tek mësuesit. Rreth 500 arsimtare rezultuan të emëruar mbi normë në shkolla të ndryshme të vendit dhe kryesisht para zgjedhjeve te 23 qershorit. Sipas Nikollës, pozicioni i këtyre arsimtareve do të rishikohet me zgjedhjen e krerëve të rinj të drejtorive arsimore. Por kanë kaluar më shumë se dy muaj nga fillimi i shkollës e po kaq edhe nga marrja e detyrës së ministrave dhe reforma në arsim ende nuk ka filluar. Zgjedhjen e drejtorëve të rinj të arsimit, ministrja Nikolla ia ka besuar konkursit, sipas saj një proces i pandikuar nga politika. Megjithatë aplikimi për herë të parë i konkurseve po merr kohë më shumë dhe nga sa pritej. Për Vizion Plus, Lindita Nikolla pranon vonesat në këtë proces, por sipas saj cilësia dhe transparenca kërkon kohë. Të hënën e 25 nëntorit nis përzgjedhja e drejtorëve të rinj të arsimit për 12 qarqe. "Përballja publike" e ka quajtur ministrja fazën e fundit të procesit të konkursit. 69 kandidatët e ndarë sipas qarqeve do të përballen jo vetëm me njeri-tjetrin dhe me jurinë, por dhe me bordin e prindërve të cilët do të jenë të pranishëm në sallë. Përballja publike nis me Lezhën për të vijuar ditën e martë me konkursin për drejtorin e arsimit të Tiranës dhe më pas 10 qarqet e tjera. Javën e parë të dhjetorit parashikohet të përfundojë ky proces për të vijuar më pas me krerët e drejtorive në rrethe dhe atyre në çdo shkollë.

Category

Recommended