"Ditët e Mios" në Korçë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto janë vendet ku dikur pikturonte artisti i madh korçar Vangjush Mio. Sot që ai nuk jeton, kolegë të tij po pikturojnë pikërisht në ato vende prej nga ku është frymëzuar ai. Ky në fakt është viti i gjashtë që piktorët më të mirë nga të gjitha trevat shqipfolëse dhe jo vetëm, mblidhen në Korçë për të përkujtuar artistët në aktivitetin tashmë tradicional "Ditët e Mios". Që nga Drenova e Dardha,Vithkuqi e fshatra të tjera të qarkut të Korçës, ata janë frymëzuar njësoj sikurse Mio nga bukuria e papërsëritshme e peizazhit në stinën e vjeshtës. Pashk Pervathin, piktorin e njohur lezhjan e takojmë në Vithkuq, aty ku kishin shkuar edhe piktorë të tjerë të kësaj kolonie piktorësh, pasi ky fshat edhe për Përvathin është një nga fshatrat me një vjeshtë të larmishme për nga ngjyrat. Pikturat e realizuara në vendet prej nga ky është frymëzuar edhe Mio, janë ekspozuar për artdashësit korçarë. Për piktorin Buron Kacelin, "Ditët e Mios" sjellin me dëshirë në Korçë jo vetëm piktorët, por dhe artdashësit, të cilët janë njohës të mirë të pikturës. Bashkia e Korçës në nderim të piktorit që njihet se mjeshtri i peizazhit organizon një event të tillë si ky, edhe për të pasuruar më tej fondin e galerisë së këtij qyteti me punime në pikturë, pasi punimet i mbesin fondit të kësaj galerie. Nga fondi i pikturave personale të Vangjush Mios, rezulton se 27 prej tyre janë të grabitura.

Category

📺
TV

Recommended