Fluks kërkesash në ministrinë e Arsimit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas largimit të 13 drejtorëve të Arsimit në rrethe dhe shpalljes së konkursit për vendet bosh, në ministrinë e Arsimit vërshojnë kërkesat për punë. Dhjetëra dosje dhe CV kandidatesh, vijojnë të dorëzohen në sportelin dhe zyrën e marrëdhënieve me publikun në ministri. Lindita Myrtaj është një nga dhjetëra kandidatet që kërkon jo vetëm punë në shtet, por dhe postin e kreut të drejtorisë Arsimore të Tiranës. Ajo nuk ka teserë partie, por si arsimtare prej 20 vjetësh, synon të fitojë nëpërmjet konkursit. Por, mes atyre që synojnë të jenë drejtorë, në ministrinë e Arsimit këto dite ndesh dhjetëra njerëz që kërkojnë të zënë nje punë në arsim, pavarësisht largësisë, nëse është fshat apo qytet. Reforma në radhët e mësuesve pritet të ndodhe pas emërimit të drejtorëve të rinj të arsimit. Burime më pranë ministrisë së Arsimit tregojnë për Vizion Plus se dosje dhe kërkesa për drejtore Arsimi kanë ardhur nga të gjitha rrethet, por fluksin më të madh e ka Tirana. Mbi 10 kandidate, kane ambicie për postin që deri dje e mbante Arjana Bekteshi, drejtoresha e Drejtorisë Arsimore të Tiranës. Afati përfundimtar për dorëzimin e kërkesave për ketë post është 28 tetori. Në fillim të nëntorit do të bëhet përzgjedhja e kandidaturave dhe më pas emërimi i drejtuesve të rinj. Mbetet për t'u parë nëse krerët e rinj të arsimit do të zgjidhen mbi kritere profesionale apo serish do të vendosë politika dhe tesera e partisë.