Gjirokastër, degradon shkolla shekullore - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak vite më parë këto mjedise ishin të mbushura me banka e nxënës, ndërsa sot siç shihet nga pamjet, vendin e tyre e kanë zënë mbeturinat e hedhura nga banorët e lagjes "Dunavat" në Gjirokastër. Kjo godinë e kthyer në vendgrumbullimin e mbetjeve ka qenë shkolla fillore "Bajo Topulli", një nga shkollat më të njohura të zonës. Ish-nxënës të saj, tashmë banorë të vjetër të qytetit tregojnë pas reduktimin e nxënësve në shkollë dhe vit pas viti degradimin e saj. E lënë jashtë funksionit shkolla është kthyer tashmë në një rrezik për fëmijët e lagjes, pasi dërrasat e çatisë së mbetur po bien dita ditës. Banorët e lagjes kërkojnë që pushteti vendor të ndërhyjë për ta ndryshuar këtë gjendje dhe të pastrojë ambientet e godinës shekullore për të larguar edhe ndotjen. Ish-shkolla "Bajo Topulli" mban emrin e njërit prej rilindësve të njohur Gjirokastritë dhe është pronë e bashkisë.

Category

📺
TV

Recommended