Shtohet dhuna ndaj grave - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka duruar për dy vjet dhunën e bashkëshortit, me pasoje edhe ne shëndetin e saj. Elsa një nga mijëra gratë e dhunuara ne vend, tregon se kushtet e vështira ekonomike sollën edhe debatet ne familjen e saj. Mori guximin t'i drejtohej gjykatës për te siguruar një urdhër mbrojtjeje, por është e pasigurt dhe e frikësuar nga hakmarrja e te shoqit. Ne tre vitet e fundit numri i grave qe raportohen te dhunuara nga bashkëshortet është trefishuar, por vetëm gjysma e tyre i drejtohen gjykatës për te marre një urdhër mbrojtjeje. Dhe kjo sipas OJF-ve ne mbrojtje te tyre është për shkak te problemeve qe nisin nga oficeret gjyqësore. Vetëm katër vitet e fundit mbi 6 mije gra kane denoncuar bashkëshortet e tyre për dhune sistematike ne familje. Nga këto 4300 prej tyre janë dëmtuar rende si pasoje e ushtrimit te forcës.

Recommended