Viti i ri akademik, shumë diploma por pak treg - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Plot 60 shkolla te larta publike dhe private funksionojnë ne vend dhe qe sot kane nisur vitin akademik. Ne harten e Shqiperise me ngjyre blu janë shënuar 15 universitetet shtetërore ku gjysma e tyre jane përqendruar ne kryeqendrën e vendit Tirane, ndërsa te tjerët ne rrethe. Me ngjyre te kuqe pulsojnë universitetet private qe jane trefishi i shkollave te larta publike. Vetëm ne Tirane ka 37 shkolla te larta jo publike dhe 7 te tjera ne rrethe. Ky bum prej 60 universitetesh ndodh ne një vend si Shqipëria me vetëm 65 bashki. Nga rezultatet e Census-it te fundit, del se vendi ynë ka 1 universitet për 47 mije banore ndërsa standardi europian është 1 shkolle e larte për 500 mije banore. Këtë te hënë kane filluar vitin akademik 160 mije studente, por ç'ndodh me ata qe e kane përfunduar universitetin? Si shume te rinj te tjerë Daniela Mjekra, pas pese vitesh studime për inxhinieri sot punon shitëse. Nuk është e vetmja e diplomuar vitet e fundit qe sot punon jashtë profilit. Krejt ndryshe ndodh me këtë mësuese te filozofisë. Diploma i ka siguruar jetën dhe karrierën 35- vjeçare si mësuese gjimnazi. Nëse për brezat e mëparshëm universiteti ishte arritje, për te rinjtë e sotëm është puna.

Recommended