Fier-biznesi, ta nisesh apo jo?! - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Biznesi në Fier, po përjeton ditë të vështira, pasi numri i bizneseve që mbyllin aktivitetin e tyre është më i madh sesa i atyre që hapen rishtazi. Sipas të dhënave zyrtare të 9-mujorit të parë të këtij viti nga drejtoria e Tatim-Taksave në këtë qytet, rreth 210 subjekte kanë mbyllur aktivitetin e tyre, ndërsa 175 të tjerë janë çelur për të provuar mbijetesën. Ndërsa Fieri renditet ndër qytetet me përqindje të lartë të mbylljeve aktiviteteve fitimprurëse, biznesi i vogël është ai që e pëson më shumë në këto kohë. Ariz Kushova është një prej përfaqësuesve të këtij biznesi, që prej vitesh siguron të ardhurat e familjes së tij nëpërmjet këtij dyqani me materiale ndërtimi. Ndryshe nga zyrtari i tatimeve ai thotë se janë të tjera shkaqet e falimentimit të biznesit, si p.sh mospagimi i taksave. Pavarësisht vështirësive, biznesi shpreson se dilema hamletiane për ta, do të mund të marrë një zgjidhje pozitive.

Recommended