• 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto janë pamjet që ofron autostrada Fier-Lushnjë në afërsi të fshatit Rrapëz në vendin e quajtur "Ura e Nasit". Nënkalimet e ndërtuara këtu, për t'ju ardhur në ndihmë banorëve dhe fermerëve të zonës, nuk janë aspak funksionale. Në kushtet kur ky nënkalim nuk mund të shfrytëzohet në asnjë stinë të vitit, fermerët gjejnë rrugën më të shkurtër; prishjen e trafikndarësëve dhe kalimin përmes të rrugës. Ky kalim i paligjshëm dhe i rrezikshëm i autostradës në zonën e Gorresë ka vetëm pak ditë që është hapur, por siç mund të shihet nga pamjet, kjo hapësirë shfrytëzohet pa pushim nga këta njerëz, që rrezikojnë përditë jetën. Kohët e fundit, vetëm në këtë segment rrugor janë regjistruar pesë raste me vdekje të këmbësorëve, që janë goditur gjatë kalimit nga njëri kah në tjetrin të rrugës. Rasti më i freskët është ai i një jave më parë, viktimë e të cilit ishte 67-vjeçari, Ilo Gega: ai u godit nga një automjet në përpjekje për të kaluar rrugën, duke kapërcyer barrierave ndarëse.

Category

📺
TV

Recommended