Paditë për pensionin ushqimor - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gresi është vetëm 9 vjeçe dhe prej gjashte vitesh prindërit e saj janë divorcuar. Gjate kësaj kohe 9-vjeçarja nuk e ka pare me te atin. Ky i fundit nuk pranon te paguaje as pensionin ushqimor të caktuar nga gjykata, qe është vetëm 10 mije leke ne muaj. Nena e Gresit, Liljana thotë se i duhet te përballet me shume vështirësi pasi e mitura është autike, dhe kërkon trajtim te veçante. Ndërsa ajo nuk ka asnjë mundësi qe te nxjerrë te ardhurat.Pasi është endur dyerve te institucioneve, për te marre pagesën qe i takon nga ish-bashkëshorti, Liljana i është drejtuar me ne fund gjykatës per t'i hequr ish-bashkëshortit te drejtën prindërore. Ky është një nga rastet me ekstreme, ku baballarët krahas divorcit me bashkëshortet shkëputin çdo marrëdhënie edhe me fëmijët, madje nuk paguajnë as detyrimin qe u takon me ligj. Kryetari dhomës së Përmbaruesve, thotë se nuk është pamundësia ekonomike shkak për të mos paguar pensionin mujor për fëmijët. Ndërsa psikologjia Valbona Teresa flet për pasojat e kësaj marrëdhënie ne psikologjinë e fëmijës.Ne gjykatën e Tiranës vetëm gjate këtyre 8 muajve janë depozituar rreth 30 kërkesa nga baballarë, te cilet kërkojnë t'u ulet detyrimi qe kane për te paguar ndaj fëmijëve. Dhe ne te shumtën e rasteve behet fjale per prindër me te ardhura te larta mujore deri tek aktivitete private.