Tifozet: Jo me akte dhune - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto janë pamjet e stadiumit të Kukësit , pas "rebelimit " të një grupi tifozësh të shtunën e kaluar, kur ekipi i qytetit humbi 1-3 me Vllazninë. Papërgjegjshmëria e tyre solli ndërprerjen e ndeshjes në pesë minutat e fundit dhe një sërë dëmesh në stadium. Nga ana tjetër Komisioni i Disiplinës në FSHF, dënoi fushën e Kukësit me katër ndeshje jashtë. Me argumentin se vendime te tilla penalizojne dhe pjesën tjetër te tifozerise, qe sillet ne mënyre korrekte, mbështetësit e këtij ekipi kane vendosur te nisin një organizim te ri, qe premton te tregohet korrekte. Kukësi i njohur për rezultatet ne Kupat e Europes, aktualisht nje surprize e futbollit shqiptar. Përben lajm dhe për dhunë që ushtrojnë në stadium tifozët. Në klub ka mbërritur një gjobë prej 37 mijë eurosh nga UEFA, për sjelljet jokorrekte të tifozëve në tre ndeshjet e para të Kupave të Europës, ndërkohë që një tjetër gjobë e majme prite për ndeshjen ndaj Trabzansporit. Stadiumi i Kukësit është më i riu dhe nga më modernët në vend, ndërkohë që ekipi ka sezonin e dytë në Superligën shqiptare.