Teuta merr kryesimin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Teuta mori kryesimin ne renditjen e përgjithshme pas një fitoreje drithëruese ne minutat e fundit kundër Flamurtarit ne takimin e vlefshëm për javën e trete te Superliges. Ne fushën e Kavajes për shkak te rikonstruksionit te stadiumit "Niko Dovana" djemtë e detit munden vlonjatet 2-1 duke u ngjitur ne krye ne kuotën e 7 pikëve. Durrsaket kaluan ne avantazh qe ne minutën e 10 te takimit me ane te vlonjatit Daniel Xhafaj. Me pas gjithçka u kontrollua nga skuadra e Ernest Gjokes me arbrin ne minutën e 78. Por ne minutën e 91 heroi i takimit u be blerja e kësaj vere për Teuten, Erjon Mostafaj, i cili pas një kombinimi me Mancakun shenoi ne porte. Partizani është befasuar ne kryeqytet ndërsa e ka pare veten ne disavantazh te dy golave nga Bylisi por qe gjithësi ka arritur te dale me një pike nga java e trete e Superliges. Ballshiotet kane surprizuar te kuqte duke shënuar dy gola me Meto ne minutat 8 dhe 28. 3 minuta nga përfundimi i pjesës se pare vendasit ngushtuan diferencën pas një autogoli te Idrizaj ndërkohë qe me fillimin e pjesës se dyte Sodje barazoi shifrat një rezultat qe nuk do te ndryshonte deri ne fund 2-2. Ne Shkodër te ashtuquajturën klasikja e futbollit shqiptar Vllaznia mundi pa probleme Tiranën 2-0 duke treguar se nuk ishte rastësi rezultati ne Kukes disa dite me pare. Ne një dominim total porta e ndihmuar edhe nga dalja me te kuqe e futbollistit grek te Tiranës qe ne minutën e 15, shkodranet kane gjetur dy here rrjetën gjate pjesës se pare me Shtubinen dhe Brasic. Ne takimet e tjera Lushnja arriti një tjetër tre pikesh ne fushën e saj këtë radhe me Laçin 1-0 ndërsa Kastrioti gjeti fitoren e pare ne kampionat 2-1 ndaj Besës.