Twitter e facebook-politika - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne fillim institucionet e ndalonin përdorimin e tyre. Por sot, janë pjese e pandashme e komunikimit publik. Po flasim per rrjetet sociale, facebook e twitter. Vizion Plus ka vëzhguar faqet e institucioneve dhe politikaneve ne vendet fqinje, ku rezulton se keto media zene nje hapësire te konsiderueshme ne politikeberje. Rrjeti social me i përdorur nga politikanet, kryesisht ne Greqi, Serbi e Itali eshte twitter-i, ne te cilin vërehet dhe nje komunikim interaktiv. Ajo qe bie ne sy gjate kërkimit, krahas rrjeteve sociale, është përditësimi qe institucionet ne vendet fqinje i bëjnë faqeve te tyre online, veçanërisht ne you tube. Si është ky lloj komunikimin ne Shqipëri? Faqja e Këshillit te Ministrave qe nuk ka as twitter e as facebook. Madje edhe ne kategorinë video, postimi i fundit, eshte urimi i kryeministrit për vitin e ri.Drejtori i qendrës "Abacus research", Thanas Goga thote se institucionet dhe politikanet nuk do te mund te marrin frytet e duhura te ketij komunikimi nese faqet online nuk përditësohen dhe nëse nuk shfrytëzohet karakteri multimedial. Edhe ministria e Teknologjisë dhe Inovacionit ne Shqipëri, institucionit qe udhëheq projektin e Shqipërisë dixhitale, postimin e saj te fundit ne faqen e saj ne facebook e ka bere me 31 maj. Ndërsa bashkëbisedime ne kete faqe eshte shume i varfër. Ekspertet vene theksin se ne komunikimin politik ndërveprimi është shume i rendesishem. Me ndërrimin e qeverise ne shtator, ndoshta dhe komunikimi politik online do te ndryshoje. Këtë përshtypje te paktën le faqja online e partise Socialiste dhe përdorimi aktiv i twitter-it nga ana e kryeministrit te zgjedhur Edi Rama. Ne te kundërt, do vazhdojmë te kujtojmë shprehjen e shkrimtarit amerikan, Denis Waitley: Kush nuk di te përdorë rrjetet sociale, nuk di te punoje.

Category

📺
TV

Recommended