Te krijosh zyrën "virtuale" - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është pamja qe kemi parasysh nëse përmendet fjala zyre. Por, sot mund të mos kesh nevojë për një ambient të tillë, për të kryer punën dhe për të ofruar një shërbim të caktuar. Interneti ka njohur përdorim gjithnjë e më të madh në botë por vitet e fundit edhe në vendin tonë, duke bere qe te funksionojnë edhe zyrat virtuale. Mjafton një kompjuter personal dhe shërbimi i internetit, për të kryer të gjitha procedurat e kërkuara, pa patur nevojë të gërmosh ne dosje pafund që për më tepër të kushtëzojnë edhe me një hapësirë të gjera. Gazetarja Luli Progni, është një prej atyre, që ka zgjedhur pikërisht zyrën virtuale, si mënyrë pune. Dosjet i mban të gjitha të arkivuara në kompjuter, materialet plotësuese mund ti sigurosh me e-mail apo me telefon, Fedbackun mund ta arrish përmes kompanive të specializuara por edhe në mënyrat e tjera të komunikimit si adresat elektronike, rrjetet sociale, blogjet e ndryshme, dhe laptopi yt bëhet një zyrë tejet komode. Zyra të tilla, janë përgjithësisht të njohura si Call Center, dhe ofrojnë shërbime promocionale të kompanive të ndryshme në mbarë botën, shërbime shit-blerjeje apo deri edhe konsulenca juridike apo aplikime e intervista pune.

Recommended