Udhëtimi në linjat urbane - Vizion Plus - News, Lajme

  • 9 years ago
Pavarësisht shtimit te makinave, autobusët e linjave urbane mbeten mjetet me te frekuentuar nga qytetaret. E kjo jo per cilësinë e shërbimit qe te ofrojnë, por per nevojen e lëvizjes. Ne Tirane operojnë mbi 10 linja urbane, nga ato brenda unazave e deri tek periferitë. Vitet e fundit pas privatizimit, shërbimi urban ka ndryshuar. Me rinovimin e autobusëve urbane, është rritur edhe çmimi i biletës, aktualisht 30 leke te rinj. Por a e justifikon çmimi shërbimin? Ne vendosen te lëvizim me nje nga linjat me te përdoruara nga kryeqytetasit Tiranën Re, nder te paktat qe nuk refuzoi prezencën e kamerës gjate udhëtimit. Ne mesditën e nxehte te gushtit, fluski i pasagjereve nuk e kalon masën. Megjithatë vende te lira rralle gjen, sepse edhe ne periudhe pushimesh punohet. Sapo nisim te lëvizim, fatorinoja nis te prese biletat dhe si rralle here është me i kujdesshëm ne shpërndarjen e tyre. Edhe shoferi nuk heziton te na tregoje se ajri i ftohte qe lëshon kondicioneri i autobusit është 20 grade. Por pasagjeret thone se pavarësisht vapes, kondicioneri ne autobus nuk mbahet i ndezur gjate gjithe udhëtimit. Kete rast ata e cilësojnë te veçante, per shkak te pranisë se kamerës, ndaj nuk heqin dot dore nga mjetet freskuese qe i mbajnë gjate gjithë udhëtimit. Por nëse vapa është problem vetëm ne këtë stine, shpejtësia e udhëtimit është shqetësimi i përditshëm i qytetareve. Përgjatë rrugëtimit dhe ndalesave ne 20 stacionet e linjës se Tiranës se Re, zonat me trafik te renduar ishte ajo pranë stacionit te trenit dhe shkollës teknologjike. Ndërsa udhëtimi me i shpejte ishte nga Zogu i Zi deri ne Laprake, aty ku ende ekzistojnë korsite e dedikuara. Teksa i afrohemi vendit nga ku e nisem udhëtimin, drejtuesi i mjetit jashtë kamerës tregon se ky ishte udhëtimi i tij me i shpejte, sigurisht për shkak te pranisë sonë. Por nëse drejtuesit e linjave urbane do te mendonin me shume për qytetaret dhe me pak për fitimin financiar, shërbimi urban do te kishte te tjera standarde.

Despite the added cars, buses and urban lines remain the most frequented tools by citizens. And it not for the quality of service to offer, but the need for movement. We operate Tirana on 10 urban lines, from inside the ring to the suburbs. Recent years after privatization, urban service has changed. With the renewal of urban buses, has increased the price of the ticket, currently 30 young ALL. But the service justify the price? We decided to move to one of the lines used by New capital city Tirana, among the few who refused not the presence of the camera during travel. In the hot afternoon of August, fluski of passengers does not exceed the amount. However vacancies rare finds, because we work holiday period. Once we start to move, the conductor starts to expect tickets and is rarely as careful in their distribution. Even the driver does not hesitate to tell us that that emits cold air conditioner bus is 20 degrees. But passengers say that despite the heat, no air conditioning on the bus kept ...