Agjërimi gjate muajit të Ramazanit - Vizion Plus - News, Lajme

  • 9 years ago
Është 81 vjeç dhe sapo ka mësuar gjuhen arabe, si një shenje me shume devotshmërie ndaj Allahut. Bardhyl Fico është ish-sekretari i pare i shtetit për fenë nga viti '91 ne '97. Ka katër dekada qe agjëron ne muajin e Ramazanit edhe atëherë kur feja ishte e ndaluar ne Shqipëri. Ne komodinën e tij te punës gjen Kuranin ne katër gjuhe dhe vendin ku falet. Për shkak te familjes se tij te ngritur dhe te studiuar jashtë vendit, është djali i Rauf Ficos kryediplomatit te kohës se mbretit Zog dhe nipi i Selman Stermasit, Bardhyli tregon se agjëronte qe ne vitet '70 fshehurazi. Falet, agjëron dhe është vetëm 12 vjeç. Hafsa Lecini ka zgjedhur te mbaje Ramazan te plote këtë vit, pas përpjekjes se pare ne moshën 9-vjeçare, kur e mbajti për disa dite. Mes moshave te ndryshme te agjëruesve këtë Ramazan, gjen edhe arsye te ndryshme. Për pjesën me te madhe agjërimi është detyrim qe rrjedh nga besimi, por syresh ka edhe qe e shikojnë si një lloj mode apo sfide. Edhe ne zanafillën e tij agjërimi ka qene me ndryshe nga sot. Sipas kalendarit mysliman, ushqimi duhet te konsumohet ne orën 20:25 pas perëndimit te diellit dhe ne 03.05 para lindjes se tij. Por feja lejon mosmbajtjen e agjërimit për te gjithë te sëmurët dhe fal konsumimin pa vetëdije te ndonjë ushqimi. Pas një muaji, agjërimi do te kulmoje me festen e Fiter Bajramit.

Recommended