Gjirokaster votim familjar - Vizion Plus - News, Lajme

  • 9 years ago
Problemet ne qarkun e Gjirokaster kane degjeneruar edhe ne perplasje fizike ne nje qender votimi. Ne nje shkolle ne lagjen "Zinxhira" ku ndodhen 3 qendra votimi, disa persona te komunitetit rom kane tentuar te votojne te shoqeruar. Kjo situate ka irrituar anetaret e qendres se votimit nr.4242/2, te cilet per rreth 15 minuta e kane nderprere procesin duke i bindur keta persona te votojne te pashoqeruar ndersa njeri prej vezhguesve ka qendruar ne pragun e deres per ti penguar qe ata te futen ne grupe. Ka qene pikerisht ky moment kur votuesit kane nisur sherrin me komisioneret ne qendren e votimit, perplasje qe vijoi per disa minuta. Ne po te njejten qender votimi, jashte ambjenteve te shkolles, disa persona kane tentuar te pengojne procesin e votimit, duke bindur komunitetin rom te votojne bashkarisht e te shoqeruar apo qofte edhe per te shkaktuar kaos e zvarritje te procesit. Ende nuk eshte konfirmuar se simpatizante te kujt force politike i perkasin keta persona. Nderkaq eshte votuar qetesisht dhe pa probleme ne zonen minoritare te Dervicanit.