Kush e fiton Korçën? - Vizion Plus - News, Lajme

  • 9 years ago
Qarku i Korçës përmbledh 6 bashki dhe 31 komuna me 344 fshatra. Sipas INSTAT popullsia e këtij qarku është 216,429 banorë, nga të cilët 84,002 banojnë në zonat urbane dhe 132,427 në zonat rurale. Nga qarku i Korçës dalin 12 deputete te cilët u ndanë ne mënyrë te barabarte mes PD dhe PS ne zgjedhjet e 28 qershorit 2009, ku pjesëmarrja ne votime ishte 51%. Ne 2009 koalicioni i udhëhequr nga Sali Berisha mori 62 mije vota ndërkohë qe koalicioni i udhëhequr nga PS mori 63 mije vota te cilave iu shtohen tashme edhe 4.500 votat e LSI. Ndryshe nga 4 vjet me pare lista e kandidateve te Partisë Socialiste ne këtë qark është ndryshuar ne masën dërrmuese. Socialistet kane çuar ne Korçe ish-kryeministrin Bashkim Fino, ish-ministren e jashtme Arta Dade, Olta Xhaxhken e cila është e vetmja qe edhe 4 vite me pare ka garuar ne këtë zone si dhe figura qe vijnë nga zona si Ilirjan Pendavinji, Ilir Xhakolli dhe Ylli Zicishti. Keta janë 6 emrat e koalicionit te majte te vendosur ne zonën e sigurisë. Ndërkohë Partia Demokratike ka ruajtur një pjese te ekipit qe garoi ne vitin 2009 duke filluar nga ministri i financave Ridvan Bode, tek Edmond Spaho, Fatbardh Kadilli e Gjergji Papa ndërkohë qe ka futur emra te rinj si kryerepublikani Fatmir Mediu dhe Elena Qirici. E majta është e avantazhuar ne këto zgjedhje për shkak se zotëron prej 2 mandatesh bashkinë e Korçes dhe prej 4 mandatesh Bashkinë e Pogradecit. Nga ana tjetër demokratet kane vendosur ne Korçe ministrin e financave i cili ka investuar jo pak ne këtë qark. Për te ndryshuar balancën ne qarkun e Korçës, PS ka nevoje për me shume se 5 mije vota një sfide aspak e lehte.

Recommended