Testimi për votimin elektronik - Vizion Plus - News - Lajme

  • 9 years ago
2 muaj e gjysme nga ndarja e mbajtjes së ditës së zgjedhjeve, një skenë i improvizuar këtë të shtunë, ka sjellë impaktin e parë për procesin zgjedhor.
Por këtë herë 6000 fletët e votimit janë testuar të numërohen elektronikisht nga ky aplikim sistemi të realizuar nga firma spanjolle IDRA që parashikon tre faza deri në nxjerrjen e rezultatit. Hapjen e fletëve të votimit, këtë herë nga studentët pa u parë paraprakisht, palosja, vendosja tek skaneri dhe shpallja e rezultatit ne monitor. Vetëm ambasadori i OSBE Eugen Wolfarth e ka cilësuar këtë testim si të rëndësishëm për zgjedhjet. Në qarkun e Fierit është parashikuar që në datën 8 qershor të realizohet testi i parë i përgjithshëm me sistemin elektronik të numërimit të votave. Më pas, procesi më i vështirë do të jetë prodhimi i fletës së votimit që është parashikuar në realizohet më datë 9 qershor. Pas kompozimit , modeli do të dërgohet për t`u përgatitur në Spanjë ku nga data 10 deri ne12 qershor, KQZ do të marrë nga kompania INDRA fletët e vërteta. "pika e dobët" e procesit të numërimit, është tek fleta e cila nuk duhet te këtë më shumë se 46 subjekte zgjedhore. Po ashtu, fleta alternative mund të përmbajë jo më shumë se 66 subjekte zgjedhore. Fletët do të dërgohen në vendet e votimit në Fier më datë 14 Qershor, ndërsa më 22 Qershor do të bëhet zerimi i sistemit, një ditë para votimit.