Një jave pas largimit te Lëvizjes Socialiste për Integrim nga koalicioni qeverisës, partia Demokratike ka nisur procedurat për lirimin nga detyra te Ilirjan Muhos, anëtarit te propozuar nga LSI ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Kërkesa është shqyrtuar mes debatesh ne komisionin e ligjeve pasi demokratet pretendonin me shkarkimin e LSI rikthenin balancën ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve ndërkohë qe socialistet akuzuan per shkelje te kodit elektoral. Rusmali ka argumentuar se disbalanca e thelle e krijuar ne KQZ por edhe ne KZAZ cenon besueshmërinë procesit por sipas socialistit Xhafaj vendimi i fundit i maxhorances është ai qe po shkatërron besimin tek KQZ dhe tek zgjedhjet. Kërkesa për lirimin e Ilirjan Muhos nga detyra u miratua vetëm me votat e maxhorances ndërkohë qe opozita votoi kundër. Pas kësaj komisioni zhvilloi séance dëgjimore me 2 kandidatet e propozuar nga partia republikane per postin vakant ne KQZ; Klement Zgurin dhe Patriot Cobaj, séance ne te cilën opozita nuk mori pjese. Ditën e enjte parlamenti do te votoje shkarkimin e Muhos dhe emërimin e Zgurit ose Cobajt duke i dhëne serish shumicën te djathtës ne KQZ.
Category
📺
TV