BE për Maqedoninë: Opozita, ne parlament - Vizion Plus - News - Lajme

  • 9 years ago
Në kohën kur situata politike në Maqedoni është tejet e tensionuar, Bashkimi Europian i bën thirrje opozitës që të rikthehet në Kuvend dhe të mos mendojë bojkotimin e zgjedhjeve lokale. Zëdhënësi i Komisionit Europian, Sebastian Barbanta, ka deklaruar se problemet duhen zgjidhur përmes debatit në Kuvend dhe se Brukseli është kundër mosbindjes qytetare që po organizohet nga LSDM në formën e bllokimit të akseve rrugore. BE është shprehur e shqetësuar për dhunën brenda dhe jashtë Parlamentit më 24 dhjetor. "Bashkimi Europian i bën thirrje liderëve të të gjitha partive politike dhe mbështetësve të tyre që t'i japin fund konfrontimeve. U bëjmë thirrje që të sillen në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, e të veprojnë në kuadër të një debati në Parlament, që do të ishte në interesin më të mirë të qytetarëve që i kanë zgjedhur dhe që i përfaqësojnë." Ndërkohë, partia opozitare Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, LSDM kërkoi sot krijimin e një qeverie teknike, si zgjidhje për daljen nga situata aktuale. Një përbërje qeveritare ndryshe nga kjo e tanishmja, sipas LSDM-së, do të kishte besueshmërinë që të organizonte zgjedhjet lokale dhe parlamentare.

At a time when the political situation in Macedonia is very tense, the European Union calls on the opposition to return to parliament and not think a boycott of local elections. European Commission spokesman, Sebastian Barbanta, said that problems should be resolved through debate in the Assembly, and that Brussels is against civil disobedience which is being organized by the SDSM in the form of block axes. The EU has expressed worry about the violence inside and outside Parliament on December 24. "The European Union calls on all political leaders and their supporters to end the confrontation. We invite you to behave in accordance with the Constitution and laws, to act in the context of a debate in Parliament, which would be in the best interest of the citizens who have chosen to represent. "Meanwhile, the opposition League social Democratic Union of Macedonia, SDSM demanded today the creation of a technical government, as a solution to overcoming the current situation. A government composition different from the present one, according to the SDSM, would have the credibility to organize the local and parliamentary elections.