Shqipëria: Hetim Del Pontes - Vizion Plus - News - Lajme

  • 9 years ago
Shqipëria do te kërkoje hetim ndaj pretendimeve qe i cilëson si tendencioze te ish-prokurores se Hagës Karla Del Ponte, për akuzat e ngritura ndaj ish luftëtareve te UÇK-se, përfshi këtu edhe komandantin Ramush Haradinaj. Ky fakt behet i ditur ne komunikatën e publikuar ne faqen zyrtare te këshillit te ministrave, ne te cilën nder te tjera thuhet se kjo behet për te nxjerre ne drite te vërtetën mbi këtë çështje, pas mbylljes se procesit te Haradinajt ne Hage, i cili u lirua nga te gjitha akuzat.
Në bazë të këtyre deklaratave qeveria e republikës së Shqipërisë do ti kërkoje instancave përkatëse ndërkombëtare te autorizojnë dhe ndërmarrin një hetim të pavarur ndaj ish-prokurores së TPNJ Karla Del Ponte në lidhje me pretendimet e ngritura për rolin e saj tendencioz dhe të paligjshëm në çështjen kundër ish-kryeministrit të Kosovës z. Haradinaj dhe i kërkon sekretarit të përgjithshëm të OKB dhe tribunalit penal ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë të nisin menjëherë një hetim për të nxjerrë në pah të vërtetën në lidhje me këtë çështje. Vendimi i qeverise shqiptare, pason kërkesën zyrtare te Kroacisë për hetim te pavarur te prokurores del ponte ne lidhje me akuzat e ngritura ndaj gjeneralit Gotovina dhe bashkëluftëtareve te tij, qe u shpallen te pafajshëm nga Haga. Por akuza me e hershme ka dale nga vete Vatikani, qe e bënte përgjegjëse për arratinë e personave te kërkuar për krime lufte ne Kroaci. Një nisme e ngjashme është marre dhe nga shoqata e grave te Srebrenices me pretendimin për mos hetim dhe ndëshkim te autoreve te masakrës. Me herët edhe kryeministri Hashim Thaçi e ka komentuar Del Ponten si turpin e drejtësisë ndërkombëtare. Ndërsa libri i publikuar prej saj për luftën ne Kosovë shërbeu si nisme qe EULEX te niste hetimet për trafik organesh nga ana e ushtrisë çlirimtare te Kosovës ku përfshihej edhe Shqipëria, akuza për te cilat ende nuk ka asnjë prove. Del Ponte pas publikimit te librit pranoi ne intervista se dëshironte te merrte vete përsipër hetimet ne Kosove, por natyrisht kjo detyre nuk iu caktua asnjëherë.

Albania will require investigation of who qualifies as tendentious claims of former Hague prosecutor Carla Del Ponte, the charges against former KLA combatants, including the commander Ramush Haradinaj. This fact is disclosed in the press release published on the official website of the Council of Ministers, in which, inter alia, stated that the goal is to bring to light the truth on this issue, after the closure of Haradinaj process in The Hague, which was acquitted of all charges.
On the basis of these statements, the government of the Republic of Albania will ask the relevant international bodies to authorize and carry out an independent investigation against former ICTY prosecutor Carla Del Ponte about the claims made for its role biased and illegal in the case against former Prime Minister of Kosovo, Mr. Haradinaj and requests the Secretary-General of the UN and the International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia im...

Recommended