Serbet bllokojnë kosovaret - Vizion Plus - News - Lajme

  • 9 years ago
Një ditë pas arrestimit të dy policëve kosovarë pranë pikëkalimit kufitar me Serbinë, reagimet jo vetëm ndaj Beogradit zyrtar, por edhe ndaj qeverisë së Thaçit kanë qenë të ashpra. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka theksuar se ky veprim armiqësor i qeverisë serbe vjen si pasojë e nënshtrimit të vazhdueshëm të qeverisë së Kosovës, e cila në vend që të ndërmarrë veprime konkrete për zbatimin e Kushtetutës dhe mbrojtjes së integritetit dhe sovranitetit të vendit, del me deklarata të çuditshme e aspak pro Kosovës së pavarur. AAK kërkon nga Qeveria e Kosovës që të mos bëjë analizë politike por të ndërmarrë veprime praktike dhe të drejtpërdrejta në mbrojtje të shtetit dhe dinjitet të tij. Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje institucioneve shtetërore të vendit dhe qeverisë së Thaçit që të bëjnë gjithçka të mundur për lirimin e dy policëve dhe kthimin e tyre në shtëpi. Më e ashpër në reagimin e saj ka qenë lëvizja Vetëvendosja e cila ka akuzuar në mënyrë direkt qeverinë e Kosovës për këtë situatë. Vetëvendosja ka theksuar se aktet e Serbisë janë shumë larg imazhit paqedashës. Të jesh sot fqinj i Serbisë, sipas Vetëvendosjes, të bën të jesh po aq i rrezikuar sa përpara një shekulli. Edhe Ministria e Jashtme shqiptare dënoi aktin e ulët të rrëmbimit të policëve kosovarë, ndaj i kërkon autoriteteve të Beogradit ti kthejnë ata në vendin e tyre e të heqin dorë nga akte të tilla në të ardhmen. Mëngjesin e së shtunës 2 policë kosovarë Shukri Bunjaku dhe Sami Beqiri u arrestuan nga xhandarmëria serbe, e më pas u prangosën, u shtrinë me fytyrë në tokë dhe u fotografuan.

One day after the arrest of two police officers near the Kosovo border crossing point with Serbia, not only reactions to Belgrade, but Thaci's government has been tough. Alliance for the Future of Kosovo said that the Serbian government's hostile action is due to the continuing subjugation of Kosovo's government, which instead take concrete actions to implement the Constitution and protecting the integrity and sovereignty of the country, comes with strange statement at pro independent Kosovo. AAK requests by the Government not to make political analysis but practical action and direct the defense of his state and dignity. Democratic League of Kosovo also has urged the country's institutions and Thaci's government to do everything possible to release the two officers and their return home. More severe in its response has been Vetevendosje movement which so directly accused the government of Kosovo for this situation. Self-determination has said that Serbia's laws are far from peaceful image. Being a neighbor of Serbia today, according to Self-Determination, makes you just as vulnerable as a century before. Even the Albanian Foreign Ministry condemned the act of abduction low Kosovar police officers, against the authorities in Belgrade seeks to return them to their country to give up such acts in future. Saturday morning two police officers and Kosovars Shukri Bunjaku Sami Be...

Recommended