Vritet pronari i diskos - Vizion Plus - News - Lajme

  • 9 years ago
Ekzekutori i pronarit te diskos ne Elbasan Almir Cani 37 vjeç është ende i lire, ndonëse sipas policisë është identifikuar. Cani u qellua para shtëpisë se tij ne orët e vona te se mërkurës, ku ndodhet edhe diskoja e tij. Burimet zyrtare bëjnë me dije se vrasësi e ka thirrur për te dale jashtë dhe e ka qëlluar me pistolete ne koke dhe trup, çka i ka sjelle vdekjen disa minuta me pas. Mësohet se vite me pare, Cani, baba i një fëmije te mitur, është dënuar për trafik qeniesh njerëzore. Deri tani janë shoqëruar ne komisariat mbi 15 persona, por nuk ka asnjë piste zyrtare për shkaqet.