Deklarimi i te ardhurave personale - Vizion Plus - News - Lajme

  • 9 years ago
Fillimi i vitit 2012 shënon për qytetarët shqiptarë nisjen e deklarimit të detyruar te të ardhurave personale të cilat nuk kanë të bëjnë me ato qe fitojnë nga pagat, asistencat dhe pensionet por për ato që vijnë në rrugë të tjera.
Sybi Hida, deputeti demokrat i komisionit të ekonomisë shpjegon se qytetarët duhet te dorëzojnë ne organet tatimore të ardhurat që vijnë në formën e remitancave apo përmes punëve individuale. Deputeti i maxhorancës, u shpreh gjithashtu se ky ligj do të pësojë ndryshime të tjera në të ardhmen në mënyrë që t'i përshtatet më shumë realitetit shqiptar. Personi i cili ka realizuar të ardhura personale më shumë se 800 mijë lekë ne vit, do të tatohet 10% për shumën që ka tejkaluar, ndërsa ai që ka realizuar me pak do të përfitojë nga njohja e shpenzimeve të zbritshme. Deklarata individuale vjetore për 2011, duhet të dorëzohet brenda datës 30 prill të këtij viti në drejtorinë rajonale tatimore, ndërkohë që deputeti Hida u shpreh se Ministria e Financave është duke punuar edhe për shërbimin online të kësaj procedure.

2012 marks the beginning of Albanian citizens forced initiation of the declaration of personal income which do not relate to those who earn from wages, assistance and pensions but for those that come in other ways.
SYBI Hida, Democrat deputy economy committee explains that citizens must submit the income tax authorities to come in the form of remittances or through individual works. The majority MP, also said that this law will incur additional changes in the future in order to fit more with reality. A person who has made ??personal income more than 800 thousand per year, will be taxed 10% for amounts in excess, while he who has accomplished less will benefit from the knowledge of deductible expenses. Individual annual statement for 2011, should be submitted by 30 April of this year's tax district administrators, while Hida MP said the Ministry of Finance is also working on the online service of this procedure.

Recommended