Zjarr i fuqishëm në Tiranë - Vizion Plus - News - Lajme

  • 9 years ago
Një zjarr i fuqishëm ka përfshire një magazine fishekzjarrësh ne kryeqytet, prej orës 16.30 minuta. Magazina ndodhet ne kryqëzimin e Unazës se Re, pranë tregut ushqimor ne zonën qe njihet si qyteti i nxënësve.
Edhe pse nuk janë raportuar te lënduar, situata sipas drejtorit te përgjithshëm te zjarrfikëseve, Dilaver Laci paraqitet tejet shqetësuese. Mësohet se janë evakuuar banoret e zonës, por ne flake janë përfshire edhe kioskat e tregut ushqimor qe ndodhet aty pranë, si edhe rrezikojnë te përfshihen nga flaket disa banesa. Ne vendngjarje aktualisht ndodhet 10 makina zjarrfikëse, 4 prej te cilave kane ardhur nga qyteti i Durresit, ndërkohe qe kërkohet ndihme edhe nga zjarrfikëset e qyteteve te tjera. Lufta me flaket vazhdon ende ndërkohe qe 3 prej zjarrfikëseve janë përqendruar vetëm te pika e karburantit qe ndodhet pranë zonës ku ka rene zjarri për te mos lejuar afrimin e flakëve. Ne pamje ne fakt duken qarte shpërthimet qe vijnë si pasoje e fishekzjarrëve te cilat ndodheshin ne magazinën qe është përfshire nga flaket. Deri me tani nuk ka një shkak te qarte mbi rënien e zjarrit, por dyshohet për një shkëndije elektrike