Topi: Hiqni dore nga bojkoti - Vizion Plus - News - Lajme

  • 9 years ago
Në prag te fillimit të sesionit te ri parlamentar, presidenti Bamir Topi i është drejtuar me një mesazh deputeteve, ku bën thirrje për heqje dore nga çdo formë bojkoti dhe rikthim të besimit tek politika. Kreu i shtetit deklaron se besimi i qytetareve tek politika është lëkundur.
"Apeloj partitë parlamentare të heqin dorë përfundimisht nga çdo formë e bojkotit parlamentar me pasoja të rënda për demokracinë, integritetin e parlamentit, për qytetarët dhe për vendin! Palët politike kanë përgjegjësi të krijojnë klimën e besimit, të mos aplikojnë praktika denigruese dhe izoluese për pakicën, për të injoruar mendimin ndryshe apo për axhenda politike personale, të mos ta kthejnë në asnjë rast e për asnjë arsye Parlamentin në gjyq politik, të mos përdorin tribunën parlamentare për të denigruar individë e familje, kategori e shtresa të popullsisë," thuhet ne mesazhin audio te Presidentit Topi. Ne mesazhin e shpërndarë nga zyra e shtypit ne presidence, apelohet për miratimin sa me shpejt te kufizimit te imunitetit, çka do te krijonte standardin e kërkuar ne gjykimet ndaj zyrtareve te larte. "Retorikat politike antikorrupsion dhe për kufizimin e imunitetit nuk kanë vlerë ligjore, ndërkohë që ne vijojmë të jemi një vend me probleme ende të mëdha korrupsioni, po ku akoma nuk kemi aplikim praktik të standardeve të njëjta gjykimi si për qytetarin e thjeshtë, ashtu edhe për politikanin dhe zyrtarin e lartë politik e kushtetues," vijon Topi. Presidenti e mbyll mesazhin drejtuar kuvendit me kërkesën drejtuar kryesisht mazhorances, për shmangien e sulmeve dhe presioneve shpeshherë edhe personale: "Si President, jam ndodhur shpeshherë nën presion të fushatave politike për denigrim personal e institucional. Nuk kam zgjedhur të përgjigjem, sepse kam besuar e besoj se interesi madhor publik e qytetar mbetet prioritar mbi çdo akt militant të radhës dhe se dëmi më i madh nuk i bëhet individit president, por qytetarëve, institucioneve dhe imazhit demokratik të vendit. Viktima të të njëjtave retorikave dhe sjelljeve denigruese parlamentare kanë qenë edhe institucione të tjera kushtetuese. Ky model parademokratik komunikimi midis institucioneve duhet të marrë fund".

On the eve of the new parliamentary session, President Bamir Topi is a message addressed to the MP, which calls for the waiver of any form of boycott and return to trust in politics. The head of state declares that the citizens' trust in politics is shifting.
"I appeal to the parliamentary parties eventually give up any form of boycott of parliament with grave consequences for democracy, the integrity of Parliament for citizens and for the country! Political parties have a responsibility to create a climate of trust, not denigrating and insulation practices apply to the minority, to ignore other opinions or personal political agenda, not to turn in any case no reason for Parliament in the political trial, not to use Parliamentary tribunën to denigrate individuals and families, categories and strata of th...