"Insight" Tërheqja e qeverisë, kryeministri kalon nga lufta në paqe me biznesin e vogël - Ora News

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Aksioni i qeverisë kundër informalitetit në fund të muajit të dytë të tij u shfaq i ekspozuar përballë një rreziku që mund të godiste dhe biznesin e rregullt bashkë me atë informal.

Shembujt që u shfaqën në terren ishin të pashembullt, sekuestrimet tejkaluan ligjin dhe sjellja e tatimorëve me biznesin e vogël, kryesisht kalojnë në mjaft raste çdo kufi ligjor.

E megjithatë në arkën e shtetit të ardhurat në shtator ishin sërish në rënie.

E gjendur përballë një presioni në rritje të bizneseve dhe ndërkombëtarëve, qeveria tërhiqet përballë biznesit të vogël dhe ofron lehtësira.

Zëra brenda shumicës artikuluan qartë nevojën për ndryshime në proçedurën e tenderimeve, ndërsa në fund shqiptarët duan të dinë ku shkojnë paratë e tyre.

Mimoza Picari ju sjell një vëzhgim mbi të gjitha këto problematika.


Për më shumë klikoni në