Shifra të larta korrupsioni në arsim, shëndetësi dhe tatime - Ora News- Lajmi i fundit

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qytetarëve u kërkohet të japin rrushfet në arsim, më shumë se në çdo sektor tjetër. Së paku, ky është raportimi që bëjnë vetë shqiptarët, në portalin kundër korrupsionit.
Të dhënat e publikuara për muajin tetor dhe fillimin e nëntorit, japin shifra alarmante për rastet e denoncuara për korrupsion në sistemin arsimor, me një mesatare prej 1500 rastesh të denoncuara çdo jave.
Kështu nga periudha 6 tetor deri me 3 nëntor, në total janë denoncuar 47. 684 raste korrupsioni, nga të cilat 8.029 raste vetëm në arsim. Shqiptarët kanë denocnuar në masë edhe ndërtimet pa leje, duke arritur në një maksimale prej 1680 raste në një javë. Pavarësisht angazhimit të qeverisë për t?i shpallur luftë korrupsionit në sektorin e shëndetësisë, apo në radhët e policisë së shtetit, qyterarët flasim për një mesatare prej 800 raste në javë të denoncuara korrupsion tek mjekët e policët.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/shifra-te-larta-korrupsioni-ne-arsim-shendetesi-dhe-tatime/

Recommended