Pasi u përball me pakënaqësitë e biznesit të vogël për më shumë se 60 minuta kryeminstri Edi Rama u gjend krejt i pambrojtur ndaj një tjetër revolte por këtë herë jo me fjalë por me vezë.
Shefi i qeverisë u qellua me vezë nga një përfaqësi studentësh të Fakultetit të Shkencave Sociale që kundërshtojnë reformën në arsimin e lartë.
Ngjarja u shënua rreth 13: 00 të 2 nëntorit në mjediset e e Fakultetit te Shkencave Sociale në Bulevardin "Gjergj Fishta".