Një varkë me dy peshkatarë është mbytur në ujërat e lumit Buna. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Shkodër. Sipas informacioneve të parë, një prej peshkatarëve ka arritur të mbijetojë, ndërsa nuk dihet fati i peshkatarit tjetër. Peshkatari i cili rezulton të jetë i humbur është identifikuar si Ismet Shaba 52 vjeç, ndërsa peshkatari që humbi jetën është rreth moshës 50 vjeç, por nuk dihet ende identiteti.