Fier, shkatërrimet nga përmbytjet ja dëmet në serën e familjes Hamataj

  • 9 years ago
Përmbytjet e tre ditëve më parë kanë dëmtuar edhe te mbjellat e fermerëve të zonës së Kafarajt, Adës dhe Frakullës në Fier. Kjo është sera e fermerit, Sefret Hamataj në fshatin Kafaraj, që ishte mbjellë me luleshtrydhe.

I gjithë mundi dhe djersa e familjes shkuan dëm pasi përmbytjet preken edhe këtë serë duke shkaktuar dëmë të konsiderueshme. Më shumë se tre hektare tokë të mbjella me luleshtrydhe u shkatërruan, ndërsa Sefreti nuk mbjell dot as fidanët e rinj pasi toka është e papërshtatshme për këtë process.


Fermerët pohojnë se veç reshjeve shkaku kryesor i përmbytjeve ishte edhe bllokimi i kanaleve kullues, të cilat sipas tyre nuk pastrohen prej vitesh.

? Dëmtimi është i konsiderueshëm siç e shikoni dhe vetë. Tani apeli jonë për këto shkatërrime janë kanalizimet. E tregoi kjo përmbytja 24 orë uji ngeli mbi sipërfaqe,? thotë Sefret Hamataj.

Fermerët fierake i bëjnë apel instancave përkatëse të kthejnë sytë nga ata pasi dëmet janë të pallogaritshme.