Rrëshqitje gurësh, probleme qarkullimi në Rrugën e Kombit- Ora News - Lajmi i fundit

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Reshjet e dendura të shiut që kanë shoqëruar rajonin veri ? lindor, kanë bërë që të vështirësohet qarkullimi në rrugën e Kombit, konkretisht në aksin Kalimash-Kukës-Morin.
Në këtë segment rrugor, ku çdo vit fenomeni i rënieve të masivëve të dherave e gurëve është evident, kanë qenë të pranishme duke sjellë probleme në qarkullimin e automjeteve. Kompania që meret me mirëmbajtjen e kësaj rruge, thotë se gjatë orëve të natës dhe paradites së të shtunës traseja e rrugës është pastruar vazhdimisht. Ekspertët u bëjnë apel udhëtarëve që të kenë kujdes pasi rrëshqitjet e dherave janë prezente në mot me shi.
Jo vetëm në rrugën e Kombit, por edhe në rrugë të tjera nacionale e rurale, rrëshqitjet e dherave e gurëve kanë qenë të pranishme si në rrugën Kukës ? Krumë, Kuës ? Shishtavec e Kukës ? Peshkopi.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rreshqitje-guresh-probleme-qarkullimi-ne-rrugen-e-kombit/